Disa këshilla si të rrisni shitjet online
Në tregun e sotëm një teori e njohur gjen më shumë vend s犀利士 e asnjëherë tjetër. “Mos supozo asgjë, testo cdo gjë”. Eshtë një shprehje që përshtatet më së miri me epokën e re e të bërit biznes. Shitjet online sot janë një nga sektorët kryesorë ku qarkullojnë një shumë jashtëzakonisht e madhe parash.
Ne kemi mënyrat sesi të shkëlqeni në shitje online. Më poshte keni 12 mënyra si të rrisni shitjet tuaja.
1.Publikoni sa më pak produkte.
Cdo test ka treguar që sa më pak produkte të ofroni aq më shumë rriten shitjet. Kjo s’do të thotë që ju të limitoheni vetëm në tre produkte. Ideja kryesore është që të shiten disa produkte kryesore që ju keni. Duhet të bazoheni në atë c’ka shitet më shumë dhe jo në cdo produkt që keni në dyqanin tuaj.
2.Mblidhini emailet e klientëve tuaj.
Është shumë e rëndësishme të keni nje databazë të gjithë klientëve tuaj që t’ju dërgoni atyre cdo moment ofertat më të fundit. Duke I mbajtur të azhornuar me atë cka ofron Dyqani juaj klientët tuaj nuk do ju ikin kurrë si klient.
3.Reklamoni biznesin tuaj me metodat më të sofistikuara.
Reklama është pjesë e pandashme e shitjeve online. Gjithmonë mundohuni të reklamoni biznesin tuaj nëpërmjet rrjetit social, portaleve të ndryshme, reklama online e cdo metodikë tjetër moderne e cila gjen përdorim të gjerë nga klientët tuaj. Është e rëndësishme të drejtoni cdo klient tek malli juaj dhe tek ajo cfarë ofroni për tregun.
4.Përdorni sloganet e duhura.
Disa herë ka shumë rëndësi dhe sloganet që përdorni. Ndonjëherë ka më shumë rëndësi se cdo gjë tjetër. Mësoni si të gjeni sloganet me të mira për ti vendosur në faqen tuaj të internetit dhe që ti shtyni klientet drejt blerjeve. Jemi më të mirët dhe cmimet më të lira në treg janë shprehje super të konsumuara kështu që lodhuni pak.
5.Rrisni besimin e klientëve tuaj
Mundohuni që në faqen tuaj të internetit të ketë një sistem review ku klienti të lerë pështypjet e veta në lidhje me shërbimet tuaja. Është shumë e rëndësishme që klientët kur të blejnë tek ju të jenë shumë të sigurtë për të blerë produkte të mëdha e të vogla. Tek ju cdo klient duhet të ndihet 100% I sigurte.
6.Mbështetja është gjithcka
Tregoni në faqen tuaj të internetit që klientët mund të lidhen me ju cdo moment. Nëpërmjet telefonit, celularit, emailit, rrjeteve sociale. Tregoni që ju jeni kudo dhe kurdo për ta. Ju përgjigjeni cdo moment për blerjet e tyre online dhe për cdo kërkesë që ata kanë. Kompania juaj është cdo moment në shërbim të klientit kështu që shpenzoni një kohë shumë të mirë tek mbeshtetja.
7.Analizoni vizitorët tuaj në faqen tuaj të internetit
Vizitorët tuaj janë pasqyra më e mirë e punës tuaj. Faqja e internetit ka një benefit që shumë pak element e keni. Keni mundësinë cdo moment për të kontrolluar impaktin e faqes suaj të internetit dhe të vizitorëve që ju vizitojnë. Gjithashtu cdo moment mund të gjeneroni informacion të vyer mbi të dhënat demografike të vizitorëve juaj. Keto të dhëna në ditët e sotme janë minierë ari.
8.Bindini vizitorët të blejnë nga faqja juaj e internetit.
Mundohuni që tek faqja e internetit të këni sa më shumë argumenta që të bindni klientët të blejnë mallrat tuaj. Ofroni oferta të ndryshme me limit kohor, bonuse nga blerje të shumta, karta klientësh. Kujtoni gjithmonë që nëse klientët blejnë njëhërë nga ju dhe janë të kënaqur ateherë vështire tju ikin si klientë.
9.Faqe interneti me informacion specifik mbi produktet.
Kujtoni që gjithmone të keni sa më shumë informacion të detajuar në lidhje me këto produkte. Cdo produkt që shisni duhet të ketë specifika dhe informacion të detajuar. Nuk ka pse vizitori juaj të kërkojë në Google për produktet që ju shisni.
10.Imazhi është gjithcka.
Përdorni sa më shumë imazhe për produktet që shisni online. Cdo imazh produkti është I rëndësishëm sepse kështu ndërtoni imazhin e përgjithshëm të produktit. Vendosini ato në pjesë të dukshmë të faqes së internetit që të bien sa më shumë në sy dhe që të bëjnë impaktin e duhur.
11.Faqe interneti sa më të lehtë të përdorueshme
Prakticiteti është gjithcka në shitje online. Nëse dikush e përdor faqen tuaj me lehtësi ateherë dhe shitjet online do jenë më të thjeshta. Fokusohuni që të ndërtoni një faqe që hapet në cdo pajisje dhe që përdoret sa më thjesht nga të gjithë vizitorët. Nëse ju duket vetë juve komplekse imagjinoni si ju duket vizitorëve tuaj
12.Familjarizohuni me klientin dhe bleresit potenciale.
Mundohuni që të krijoni marrëdhënie të ngushta nëpërmjet rrjeteve sociale me klientët tuaj dhe vizitorët. Qofte blerës qofte thjesht vizitorë e rëndësishme është që ju të prekshëm nga kushdo. Nëse një klient blen nga ju një produkt mundohuni ti ofroni shpesh atij listën më produktet e reja ose oferta të ndryshme specifike. Nëse një visitor nuk ka blerë akoma nga ju mundohuni ti bëni oferta sa më tunduese që ai të realizojë blerjen e parë.
Krijoni nje dyqan online per biznesin tuaj
Burimi – monitor al
Leave a reply